Përfshihet nga flakët një autobus në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik

Një autobus me targa të huaja është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ndërsa nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit kanë arritur të dalin jasht.ë dhe nuk ka të lënduar.

“Në ora 09:30 një autobus me targa të huaja i cili po qarkullonte nga Kaçaniku në drejtim të Hanit të Elezit pasi ka kaluar tunelin e dytë për shkaqe tani për tani të panjohura, përfshihet nga flaka. Pas kësaj ndalon skaj rrugës dhe të gjithë pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit arrijnë të dalin jashtë dhe nuk ka asnjë të lënduar”, tha Veseli për Telegrafin.