Hero je para Zotit, në radhë të parë, kur mbron atdhen dhe popullin tënd

Elena Kocaqi

Historia na tregon se nje pjese e klerit në Ballkan, te të gjitha feve, ka punuar për politikën e shteteve të caktuara madje hapur fare.

Shqiptaret janë viktimat numer nje, pasi ata u asimiluan dhe ndanë në disa shtete mbi baza fetare.

Kjo politikë vazhdon edhe sot dhe nëse mundohesh ta vësh në dukje, të sulmojnë me të gjitha mjetet.

Shqiptarët në këtë pikë duhet me i bë sytë katër, sepse marrëdhënia me Zotin është personale.

Lutuni Zotit direkt dhe nuk keni nevojë për asnjë ndërmjetes. Indulgjenca ku kleri kundrejt parave te premtonte se do të çonte ne parajsë, ishte kulmi i dhunimit të marrëdhënies se njeriut me Zotin.

Feja është: lutuju Zotit shqip kudo te jesh, sillu mire, bej vepra te mira dhe mos u përdor se patjetër do përgjigjesh para Zotit për dëmin qe i ke sjell popullit dhe atdheut tend.

Hero je para Zotit në radhë të parë kur mbron atdhen dhe popullin tënd.