Ishte aktori i vogël më i paguar, tash s’njihet pas ndryshimit drastik

Angus T. Jones, aktori i vogël që u bë i famshëm në serialin “Two and a Half Men”, është fotografuar në Los Angeles dhe është e pamundur ta njohësh.

Sot 28-vjeçar, Jones ka interpretuar të voglin Jake Harper së bashku me Charlie Sheen dhe Jon Cryer, në një nga “sitcom”-et më të suksesshme amerikane.

Me një mjekër shumë të madhe, ish-aktori nuk njihet më fare.

Angus T. Jones paguhej për një episod të “Two and a Half Men” rreth 350 000 $, deri në vitin 2012, kur u largua nga produksioni për arsye fetare. Që kur u largua nga seriali, Jones nuk është marrë më me televizion apo kinematografi.