Xhelal E. Bajrami, mësuesi që u shkri për shkollën shqipe dhe u sakrifikua për sportin

Në 10-vjetorin e vdekjes, mësuesin dhe veprimtarin politik e sportiv, Xhelal E. Bajrami nga Gjilani e ka përkujtuar miku i tij, Destan Rrahmani, shkruan Mediafokus.info

‘Mësues i dalluar në kohët e okupimit, gjatë luftës dhe mbas saj, njeri që u shkri për shkollën shqipe në Gjilan dhe rrethinat e saj, që u sakrifikua për sportin në Gjilan dhe në nivel te Republikës të Kosovës”, ka thënë Rrahmani.

Në 10-vjetorin, fizikisht pa mikun e çmuar timin dhe familjes tonë, z. Xhelal E. Bajrami nga Gjilani.

Njeri me zemër të madhe e shpirt human.

Mësues i dalluar në kohët e okupimit, gjatë luftës dhe mbas saj, njeri që u shkri për shkollën shqipe në Gjilan dhe rrethinat e saj, u sakrifikua për sportin në Gjilan dhe në nivel te Republikës të Kosovës.

Patriot i madh dhe intelektual i zoti, prandaj komuna e Gjilanit, sidmos drejtoria e Arsimit, drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e kanë për obligim moral, njerzor e kombëtar ta nderojnë emrin e tij dhe punën kolosale që ka bërë ai në çdo kohë dhe rrethanë.

Aga Xhelal jetoi dhe punoi në kohën e legjendes Fadil Vokrri dhe ishte krah i fort i tij, por u largua herët nga kjo botë, kur më se shumti kishte nevojë për të.

Nder dhe respekt për jetë te jetës!
E lehtë i qoftë mbi varr lëndina!/Mediafokus