Stina e meseleve: S’e kam shkymë n`pleme t’Hajdarit…

Niset ni t’shtune për n’pazar t’Gillanit, mixha Rrustë. Po get ishin marrë vesh me Brahimin e Hetes Seferve, qi punojke si matiçar aty n’Caravajkë, bahen bashkë, aty n’Peqenë, kah Kurexhtë, n’Llashticë, pak si ma k’put dalin n’Pisjan edhe neper Velekicë, hijnë n’Gillan. Sillen sa sillen kah pazari i gjave e i druve, se ishin ngjit qaty, ku asht sot stanica e autobusve, hypin pak ma naltë kah bagremat, ku e kanë nreq sot nifar parki , bash ku niske ktyneherit Udha e Kamnovës, m’i kshyrë edhe kualt, se qaty i l’shojshin n’mahramë, po s’rrinë shumë, sa e nrrunë kani cigare duhan.
Dilli vej ish afru ngat Bjeshkve t’Nemta, pej perendimi, edhe k’ta po bajnë men, me hec pej shpije
– Do ilaqe m’kanë thanë m’i marrë, bre Brahim! A zdirgjmi pak per s’shpejti kah çarshia !
Brahimi, si ma i ri, qysh me ja prishë mixhës Rrustë ?! Bajat. Edhe l’shohen teposhtë kah çarshia. Qaty pertej hotelit, n’gat Xhamisë Madhe u kanë ni apotekë ( barnatore) edhe hinë mrena.
Rrusta me cigare n’gojë, edhe po tymon bile.
Ni shkinë, jo bash e re, nejke n’kacë, qaty, vizavi me derën. E sheh me cigare n’gojë, edhe n’atë guhen e vet, p’e thirrë:
– Çiko, gazi cigaretu, gazi cigaretu.
Brahimi p’e kthen kryet kah mixha Rrustë. Aj, po tymon, po tymon, edhe pesë pare s’p’i jep.
E bija e shkines, apet: Çiko, gasi cigaretu… bile pak ma rreptë.
Ju drejtu mixha Rrustë, Brahimit:
– Shka po thotë, bre … ?
A, jo qi s’e marrke vesh shkenishten, po u bajke qahtu…
– Me shkymë cigaren, mixha Rrustë, me shkymë se k’tu n’apotekë asht e ndalume me pi duhan.
– Qy, qy , i kthehet Rrusta, s’e kam shkymë n’pleme t’Hajdarit t’Ukmehmetve me 300 e kusur dujë talle, e p’e shkymi k’tu ! Leje ket punë, Brahim s’e s’asht ajo fije,! Kallzoj edhe asaj, e mos m’qitni punë ..
Nxurr pej xhepi nifar recepti qi ja kish pas shkru doktori para ni jave e sa, edhe po tymon, po tymon.
Shkina s’pati shka me ba, u predat (u dor’zue)…/Enkas për MediaFokus nga Sabit Rrustemi/