Islamofobia
Nazmi Rapuca
Më quajti njëri në facebook islamofob. Dua të sqaroj publikun se unë i takoj fesë myslimane. Do ta kisha ndërruar po të doja. Besoj në një zot, nuk jam ateist. Nuk i urrej hoxhallarët.
Kam shumë shokë dhe të njohur hoxhallarë. Besoj që 99% e hoxhallarëve shqiptarë janë korrekt në predikimin e fesë. Ata e ndjejnë veten së pari shqiptar e pastaj mysliman.
Jemi dëshmitarë që disa hoxhallarë nga mosdija, nga bindja apo nga misioni që kanë marrë nga shërbimet e ndryshme antishqiptare, janë duke ndikuar shumë negativisht dhe në dëm të kombit shqiptar.
Këta nuk pushojnë së postuari lloj-lloj idesh e të pa vërteta në emër të fes e të zotit. Ata shkojnë aq larg sa e mohojnë kombin.
Kësaj valleje pastaj i bashkohen edhe shumë të tjerë, kryesisht të pa dijshëm e të pa arsimuar, sa e si duhet, që nuk e kanë lexuar asnjë libër, që nuk e kanë pasur kurrë në duar kuranin e lere më ta kenë lexuar, që dinë vetëm të shajnë e të kërcënojnë.
Të gjithë kemi të drejtë ta japim opinionin tonë me që këto shkrime janë publike dhe ta mbrojmë kombin e popullin nga këto të pavërteta që plasohen herë me qëllim e herë nga padija e të cilat pastaj krijojnë huti, e çrregullime opinioni duke prekur edhe qenien tonë kombëtare.
Unë mendoj që ne, shqiptarët, mund t`i takojmë cilit do besim dhe të jemi të devotshëm ndaj tij edhe duke qenë shqiptarë. Pra të jesh mysliman nuk do të thotë të jesh edhe arab.
Ne duhet respektuar fetë pa dallim por, asnjëherë nuk duhet të heqim dorë nga të qenët shqiptarë. Kjo d.m.th. se ne duhet ta ruajmë identitetin tonë.
Ne duhet t`i mbajmë e kultivojmë traditat tona, kulturën tonë, adetet tona në të gjitha aspektet, edhe kur është fjala për veshjen, edhe kur është fjala për martesat etj.
Thonë feja islame nuk e ndalon me u martua me vajzën e hallës, tezes, axhës, bile dëgjohen zëra që mund të martohemi edhe me motrën.
Dakord që ndoshta islami nuk po e ndaluaka një gjë të tillë, por tradita e shqiptarit nuk lejon jo vetëm aq por ne nuk martohemi as brenda një fshati, pavarësisht që aty jetojnë fise të ndryshme se lere më brenda një gjaku etj.
Detyrë e çdo intelektuali është që të ngrejë zërin kundër këtyre dukurive negative që mbjellin përçarje brenda nesh deri në shkatërrimin e plotë të kombit.
Dihet tashmë se kjo fushatë është e nxitur dhe financohet nga qarqe antishqiptare.
Dihet gjithashtu se armiqtë tanë që nuk arritën të na çrrënjosin me luftë e masakra, vazhdojnë luftën, deri në arritjen e qëllimit të tyre përfundimtar e që është shkatërrimi i kombit shqiptar, me metoda tjera.

