Në mbrojtje të dinjitetit shtetëror – kombëtar, të gjithë NJË!

Pavarësisht kontradiktave politike të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij, veprimi i djeshëm i Qeverisë, me targat në veri, përmes policisë speciale, për mua është i pranueshëm, në aktin e parë.

Dhe, për këtë ndjehem jashtëzakonisht mirë kur e shoh forcën tonë policore të armatosur mirë e të vendosur për ta mbrojtur sovranitetin e vendit me çdo çmim.

Kur them në aktin e parë i pranueshëm, duhet pritur efektet e mëvonshme të këtij veprimi institucional shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës, përherë ka qenë në krye të detyrës kur është fjala për sovranitetin e vendit dhe me dinjitet ka mbrojtë këtë kauzë!

Fundja ky veprim i Policisë sonë Speciale, nuk është i pari, ndërkohë që i mbani mend sigurisht ato shtrirjet përtokë të banditëve të lart serb në mbledhjen e tyre të një salle tubimi në veri si dhe atë funksionarin e lartë serb me b…cullak e kryet teposhtë nëpër Prishtinë, në duart e policisë sonë.

Sidoqoftë, në këso situatash ne të gjithë duhet të jemi NJË.

Tjetra: se çfarë menyje ushqimore paskësh patur policia jonë atje, kujtoj është pak e tepruar të merremi me këtë punë, madje më duket banale dhe nënçmuese.

……………………

Shefik Surdulli /veteran i luftës së UÇK-së