Joshua lartëson Usyk pas meçit
Anthony Joshua ka mbajtur një fjalim emocionues mbrëmë pasi u mposht edhe në revansh nga boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk.
Më tutje, Joshua është shprehur se ka punuar shumë për këtë ndeshje dhe se ajo u dëshmua mbrëmë.
“Ky djalosh të më mposhtë sonte, ndoshta mund të kisha bërë më mirë, por kjo tregon nivelin e punës së palodhur që kam bërë, kështu që ju lutem duartrokitni për kampionin tonë botëror të peshave të rënda”, tha Joshua.
Më tutje, ai u shpreh se nuk është boksier i 12 rundeve dhe se është një lloj tjetër i boksierit të peshave të rënda.
Pas kësaj, Joshua sërish i drejtohet Usyk me fjalët: “Sa rripa ke tani vëlla, pesë?”.
“Unë isha duke studiuar Ukrainën dhe të gjitha kampionët e mrekullueshëm që kanë ardhur nga ju, jeni një vend i mrekullueshëm vëlla. Unë nuk kam qenë kurrë atje – por në të njëjtën kohë ajo që po ndodh atje është – nuk e di çfarë po ndodh atje – por nuk është mirë në fund të ditës”, tha Joshua.
Duke lavdëruar edhe boksierët si Lomachenko e Klitschko që janë ndeshur kur vendi i tyre ishte në gjendje të rëndë, Joshua shton në listë edhe Usyk.
“Kampion! Kampion! Kampion!”, përfundon Joshua. /Lajmi.net/

