‘Qe 5 vite s`e kam atë që e doja më së shumti’ – dedikimi i vajzës së Bajram Rexhepit

Sot janë bërë pesë vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës, pas luftës, Bajram Rexhepi.

Në prill të vitit 2017, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një problemi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas u dërgua në Turqi për shërim jashtë vendit.

Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017, duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.

Në pesëvjetorin e vdekjes, vajza Vanesa Rexhepi, ka bërë një dedikim prekës për babanë.

Shkrimi i vajzës së ish-kryeministrit:

Sot u ben 5 vite prej ikjes t’babit ne amshin. Hala gjithcka e fresket, hala plaga ime e fresket e e pasheruar sepse une qe 5 vite se kam ate qe e doja me se shumti.

Vazhdoj t’a dua me shume se gjithcka ku askush sja ze vendin dot.

E shoh shpesh ne anderr. E di qe e ka marre malli shume per mua e aty njejte po cmallem edhe une….

Ohhhh osht kaaaaq i vertete ku sdu hiq me u zgju e me u nda prej tij, prej zonit e aromes se tij e ku menzi pres me e pa prap. Osht hala i njejti babi im.

Cdo vit’ shkruaj ashtu qysh ndihem, cdo vit’ me gjene ndryshe, e ky 5 vjetor me gjene tu i permbushe deshirat e babes, aty ku ai te jete i kenaqun, e ku ai sdo te shqetesohet me asnjehere per mua.

Ai ka qene gjithmone e vetmja arsyje, udheheqesi i rrugetimit tim e i tille do te jete deri ne fund.

Babi im./Mediafokus.info