Ja për çka falënderohet Bajram Rexhepi në Gjilan
Bajram Rexhepin, ish-kryeministrin e parë të Kosovës, ndër të tjera Gjilani e rikujton edhe për një projekt të rëndësishëm në shëndetësi, ku ai e kishte vënë gurthemelin.
Kolegu i tij, dr Ukshin Ismajli, tani në pension, thotë se Gjilani ia pa hairin Bajram Rexhepit, veçmas gjatë pandemisë, sepse oksigjeni, që është ‘frymëmarrja e një pacienti’, ishte projekt i tij.
Ai kujton se në korrik të 2002 ish-kryeministri i Kosoves, Dr Bajram Rexhepi, tani në amshim, ka vënë gurthemelin e projektit të parë madhor – instalimit të sistemit të oksigjenit qendror në Spitalin e Gjilanit, i cili u funksionalizua më 2004, me 176 dalje.
Ky ishte një investim kapital dhe jetesor në shërbim të pacientëve dhe stafit shendetësor.
Gjilani ia pa hairin ketij projekti ne veçanti gjate pandemise COVID 19. /Mediafokus.info

