Testamenti i Kutelit: Duajeni atdheun deri në vuajtje

Shkrimtari Mitrush Kuteli (Dhimiter Pasko) i ka lënë një testament gruas së tij me këshillat e fundit për jetën e saj dhe të fëmijëve.

Toka ku gëlojnë gjarpërinjtë e ku të vrasin shokët se u bën hije!

Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin!

Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.

Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj.

Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret.

Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje.

Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë.

Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk, përfundon testamenti i Kutelit, të cilin e ka risjellë poeti Rexhep Shahu./Mediafokus/