Këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani i nënshtrohet një operacioni në zemër

Këngëtari kosovar Ramadan Krasniqi – Dani i është nënshtruar një operacioni në zemër. Vetë këngëtari ka sqaruar se fillimisht i ishte nënshtruar një kontrolli mjekësor, pasi kishte ndjerë disa probleme shëndetësore dhe mjekët kishin zbuluar që kishte çrregullim në zemër.

Për këtë arsye, këngëtari iu nënshtrua një operacioni dhe aktualisht, gjendja e tij është e mirë dhe pret që nga nesër t`i kthehet jetës normale.

Reagimi i plotë i Danit:   

Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,

Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.

Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kontrolli shëndetësor. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.

Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!

Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë:

Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!

Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!

Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!

Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!

Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira.

Dani.