Në Milesh zbulohet shtatorja e Baca Kurtit

Në fshatin Milesh të Tuzit u përurua shtatorja e trimit të Malësisë së Madhe, Baca Kurtit Gjokaj, shkruan malesia.org

Aktiviteti i zbulimit të shtatores e cila ishte iniciativë e vëllazërisë Gjokaj u zhvillua në lamën e fshatit Milesh, aty ku u vendos shtatorja e Baca Kurtit.

Në emër të vëllazërisë Gjokaj foli Enver Gjokaj, kryetar i shoqatës Malësia e Madhe në Kaliforni (SHBA) i cili falënderoi diasporën për përkrahjen financiare për realizimin e kësaj vepre.

Për rëndësinë e veprës së Baca Kurtit foli edhe Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Fjala e rastit i takoi gazetarit dhe patriotit të madh nga Tirana, Marin Mema.

Marin Mema në fjalën e tij porositi Malësinë dhe malësorët të qëndrojnë të bashkuar dhe unik, “siç vet vepra e Baca Kurtit ju sygjeron”.

Këngëtari nga Kosova, Tom Sokoli interpretoi këngën e Baca Kurtit dhe të Lidhjes së Priztrenit, ndërsa pati edhe recitime nga Kolë Vulaj dhe Ruzhdi Beqaj.