Shpërthen Kurti: SBASHK-u e komunat i kanë shpallur luftë shtetit, nuk shantazhohemi
Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, ka përshkallëzuar gjuhën kundrejt sindikatave të cilët ka disa ditë që po mbajnë greva.
Nga objekti i Qeverisë, shefi i ezkekutivit i ka quajtur delirante kërkesat e grevistëve, duke i akuzuar se po dëshirojnë shkatërrimin e shtetit.
“Është papërgjegjësi absolute”, ishte togfjalëshi që Kurti përdori për të sulmuar grevistët, kërkesat e të cilëve i cilësoi si absurde, irracionale, e delirante.
Madje, mënyrën se si po organizohen grevat, e kundërshtimi i komunave, Kurti e ka vlerësuar se është shpallje lufte ndaj shtetit.

