Vetëm dy raste të reja me COVID-19, janë nga kjo komunë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.
– Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241.
– Në total numri i rasteve aktive është 162.

Rastet e reja sipas komunave:

Gjilan – 2 raste