Shikojeni kreativitetin e 6-vjeçares për vetëdijësimin kundër Covid-19
Anika Sadriu, 6-vjeçarja nga Gjilani ka impresionuar babain e saj me idenë për të vizatuar, në këtë kohë kur nuk po shkon në shkollë, për shkak të pandemisë Covid-19.
Ajo është vajza e arkitektit të njohur, Muhamed Sadriu.
I ka bërë me ‘maska’ drutë që gjenden në oborrin e xhaxhait dhe ka shkruar ‘Covid-19’, duke e përçuar mesazhin për kujdesin ndaj pandemisë globale.
“M’tha, bab, edhe drutë kanë mbetë mbyllë si na. Veç me iu vnu maska edhe këtyre”, thotë babai i Anikës, Muhamedi, për portalin Mediafokus.info.
“Më pas i mori fllamasterat edhe ia nisi, qysh po e shifni”, vazhdon rrëfimin arkitekti.
Anika duket se do të na befasojë edhe me realizimin e ideve tjera interesante, por nuk e ka bërë publike.
“Jo bab se ma marrin idenë”, tregon Muhamedi muhabetin me 6-vjeçaren, duke qeshur./Mediafokus.info/
Ja disa nga vizatimet e saj në drutë e xhaxhait:





