Zhduket 42 vjeçari nga Presheva Besnik Osmani

Besnik Osmani nga Presheva ka humbur çdo gjurmë nga mesdita e 24 marsit.

Besniku 42 vjeçar ishte nisur me makinë prej Prishtinës për në Preshevë, por nuk mundi të kalonte kufirin në Muçibabë.

Makina e tij ishte gjetur nga banorët në një rrugë dytësore të këtij fshati por gjurmët e tij kanë humbur.

Dyshohet se ai ka tentuar të kalojë kufirin në këmbë.

Luten të gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion për Besnikun, të njoftojnë në këta numra të telefonit:

00381 63 7759 499 dhe 00383 49 245 444

Besniku është i lindur më 12.05.1978, në Preshevë.