Kaq vota mori gruaja e Rexhep Selimit në vendlindjen e saj

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, njëherësh gruaja e ish-kryetarit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, në Komunën e Gjilanit nga e cila edhe vjen, ka arritur të marr 2,878 vota.

Bazuar në formularët e publikuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Gjilanit, ku janë gjithsej 118 qendra të votimit, 10-shi i Listës së VV-së ka arritur të grumbullojë këtë numër të votave.