Moti: Java fillon me shi e përfundon me diell
Mot më stabil na pret gjatë javës, me diell e vransira. Temperaturat shënojnë rritje deri në 30C nga dita e enjte, parashikon “Prishtina Weather”.
Datat:
12.09 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu. Viseve të ulëta në mëngjes mund të ketë edhe kushte për mjegull/mjegullinë.
13.09 – Kryesisht me diell, pasdite edhe vransira kalimtare.
14.09 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.
15.09 – Nxehtë, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.
16.09 – Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat fillimisht do të jenë të ulëta, duke shënuar një rritje të ndjeshme në pjesën e dytë të javës.
Minimalet zbresin edhe deri në 8C e 9C ditëve të para, e më pas rriten deri në 16C ditën e premte.
Edhe temperaturat maksimale në rënie, të hënën kapin vlera prej 20C e 22C, e deri të enjten shënojnë rritje në 30C.

