S’ka marrëveshje për 100 euro, greva në arsim vazhdon

Greva në arsim do të vazhdojë edhe më tutje, ka bërë të ditur Sindikata e Arsimit, të dielen.

Takimi i së shtunës i kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli, ka dështuar të gjejë një zgjidhje.

Hymolli ka thënë se me Kurtin ka debatuar, por zgjidhje s’ka pasur.

Sindikata po kërkon 100 euro shtesa, ndërkaq Qeveria ka ndarë nga 50 euro shtesa për të gjithë punonjësit publikë.

Pra sindikata kërkon nga mësimdhënësit të mos dalin sot në punë.

Por kështu nuk mendon Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se “shkolla duhet të jetë vendi ku nesër do të takohen me mësimdhënësit”.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe sindikata zotohet se nuk do të ndërpritet derisa të plotësohet kërkesa.