Tivari, rrugë ferri

Ramadan Hasani

(Pjesë e monografisë kushtuar Isuf Pidiqit. Rrëfimi i të birit Hesatit).

Fundi i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945.
Lufta e Dytë Botërore po përfundonte.
Për shqiptarët po fillonte lufta e tretë botërore ngase siguria e tyre rrezikohej gjithmjë e më shumë sidomos prej komunistëve serb, maqedonas e malazez.

Pas tërheqjes të Rexhimentit IV në rajonin e Gjilanit të ushtrisë të rregullt shqiptare të komanduara nga Fuad Osman Dibra, dhe Aqif Tetova dhe policisë të komanduara nga Ndue Pepa, forcat nacionaliste shqiptare vullnetare kosovare mbeten pa prapavijë, furnizimi me armë, municion, ilaçe dhe ushqim.

Mulla Idris Gjilani sipas besës të dhënë kolonelit Shefqet Peqit kaloi në ilegalitet të thellë.

Vetëm Hysen Tërpeza me një Brigadë vullnetarësh deri në tetor 1945 derisa kaloi në Greqi mundohej sado pak të ndal zjarrin komunist.

Gjatë shkurtit 1945 edhe Shaban Polluzha e kuptoi hilen komuniste.

Ai realisht me Brigaden prej 3000 luftëtarëve ishte përgatitur për të vazhduar luften kundër gjermanëve në Srem të Kroacisë.

Të gjithë ushtarët kishin hypur nē tren në Podujevë.

Vetëm pak çaste para se të urdhëronte NISU-LËVIZ korierët nga Istogu i raportojnë: Shoku Komandant, Brigada partizane malazeze e Bokelit ka zbrit në Rakosh dhe Padalisht, po vret e pret, po djeg e shkatërron gjithçka që gjen përpara.

Komandant Shabanit iu deshtēn vetëm disa sekonda kohë për të marr vendim.

Vdekje andej, vdekje këndej, do të vdesim duke i mbrojtur vatrat dhe familjet tona.

Zbritni nga treni. Drejt e në Drenicë.

Pas dy jave rezistencë të fuqishme në fushë betejë bien dy komandantët kryesor, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica.

Edhe ashtu ushtria vullnetare ishte pa prapavijë furnizimi, rezistenca ishte e pa imagjinueshme.

Provokimi, kurtha komuniste pati sukses.
U krijua alibi e fortë për zhdukjen dhe çfarosjen e shqiptarëve nga Kosova.

Pas kësaj ngjarje ata konsideroheshin si kundërshtar të Aleances Veri Atlantike (Pakti NATO) dhe Pakti Varshaves, si ngadhnjyes të Luftes së Dytë Botërore.

Tani më njësitë partizane serbo maqedono malazeze bënin gara kush më shumë po therrë “shqiptarë profashist”.

Pa asnjë shkas dhe arsye u mobilizuan me dhunë më shumë se 13.323 djem të rinj nga mosha 16 deri në 30 vjeç.

Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare që nga nëntori 1944 ishte prezente në teritoret shqitaro-jugosllave me brigaden III, V dhe XXII të Divizionit V si dhe me Brigaden VI, VII, VIII dhe XXII të divizionit VI.

Këto njësi ushtarake vërtet nuk konfrontoheshin me përmasa të mëdha direkt me forcat nacionaliste shqiptare,(kosovare) por “dreqit i banin hyzmet” me t’madhe.

Të shumta janë rastet kur të mobilizuarit kosovarë pabesisht i dorëzoheshin njësive partizane jugosllave, të cilët pushkatoheshin.

Këtë pohim timin mund ta vertetoni në AQSH (Arhivi Qendror Shtetror) në Tiranë, Fondi 14, dosja nr 206 viti 1945.

Të dhënat arkivore tregojnë se për frontin e Adriatikut u mobilizuan 13.323 njerëz, të gjithë të nacionalitetit shqiptar, nuk kishte asnjë serb, malazez, maqedonas as të tjerë.

Kuadra të shumta shqiptare (kosovare) iu kishin bashkangjitur UNÇ (Ushtrisë nacional çlirimtare të Jugosllavisë).

Me kalimin e kohes, e sidomos pas masakrave në Bllacë, Iseuk, Sopot dhe Gosponicë kishin hetuar hilen komuniste.

Shumica prej tyre me mundësitë që kishin mundoheshin sadopak ta ndihmonin popullaten shqiptare.

Në këtë drejtim shquhej Abdullah Presheva-Krashnica.

Avdullahu nuk pushonte ditë as natë, vizitonte burgjet në Shkup, Kumanovë, Vrajë e Gjilan.

Me autoritetin që kishte lironte nga burgjet shqiptarët e pa fajshëm. Edhe në planin strategjik punonte pa ndërpre.

Kështu me 7 dhjetor 1944 arriti ta formojë Bataljonin e parë shqiptar prej 450 luftëtarësh.

Më vonë ky bataljon u rritë dhe avancu në Brigadë.

Të gjithë luftëtarët dhe kuadri komandues ishin shqiptarë.

Komandant Brigade – Skender Kadriu -Presheva
Komisar politik – Muharrem Ibrahimi
Komandant i bataljonit të parë – Ibrahim Murati-Dehari
Komandant i bataljonit të dytë – Haki Liqa.
Komandant i bataljonit të tretë – Raif Ejupi
Komandant i bataljonit të katërt –  Fahredin Asllani (Skënder Latifi-RRUGËTIMI NËPËR LUGINË TË PRESHEVES, faqe 81)

Megjithatë politika çfarosëse ndaj shqiptarëve nuk kishte të ndalur.

U mobilizuan masovikisht për t’u përdorur mish për top në luftë kundër gjermanëve, ndonëse ata ishin në tërheqje e sipër.

Pa armatim dhe pa uniformë ushtarake u tubuan në Prizren në këmbë u nisen drejt Kuksit, bregut të Drinit, nëpër Pukë, Shkodër Ulqin e drejt në Tivar.

Pasi gjermanët kishin braktisur bregdetin e Adriatikut Jugosllav, shqiptarët më nuk mund të përdoreshin mish për top, ata u likuiduan pa mëshirë gjatë rruges prej Prizrenit, nëpër Kukës, Pukë, Shkoder, Ulqin, Shid e deri në Trogir.

Numri i të masakruarve sipas të dhënave arkivore është 2947.

Nuk ka të dhëna të sakta por llogaritet se gjatë rrugës prej Kukësit deri në Tivar u pushkatuan së pakut 500 të mobilizuar.

Do të thotë në përgjithësi u likuiduan 3447 njerëz, që të gjithë të moshës rinore.

Marshimi ishte organizu në tri ESHALONE.

Eshaloni (kolona) e parë u nisë me 27 mars 1945.

Dy eshalonet e para u likuiduan deri në njeriun e fundit, kurse Eshaloni i tretë shpëtoi i paprekur.

Nga fshati Pidiq në marshimin e vdekjes ishin: Xhemail Limani dhe Hesat (Isuf) Pidiqi.

Baci Xhemë shpesh herë rrëfente: i lodhur, i uritur, i rraskapitur, kam flejt duke ecur dhe kam pa andërr!!!

Të gjithë ata që nuk mund të ecnin, braktiseshin në vend, prapa vinte skuadra e cila i pushkatonte.

Ishin të shumta rastet kur ndonjë të alivanosur e bartnim në shpinë duke u ndërruar njëri pas tjetrit.

Çdo tentim për të shuar etjen me ujë në burime, kroje ose në lumin Drin “shpërblehej” me plumb.

Kurse Baci Hesat kishte rrëfim të gjatë dhe të trishtueshëm.

Avdullah Presheva posa kishte dëgjuar krismën e “topit të Isuf Pidiqit” dhe hallin e të birit Hesatit kalon në akcion.

I çon fjalë Adem Stanqiqit: shko në Likovë te Ibrahim Dehari.

Unë nga dita e Bajramit, 17 shtator 1944 kam qenë ushtar i rregullt në mbrojtje të kufirit n’gardh të shkaut në Brigaden e Sylë Hotles.

Në fillim të vitit të ri 1945 kishim mbetur pa prapavijë, edhe furnizimi me një bukë të thatë në ditë na u ndërpre.

Nga Goshica me Faik Bilallin zbritëm në Ballanoc, kërkonim bukë, askund nuk gjetëm.

Zbritëm edhe në Runicë, trokitem në një derë.

I zoti i shtëpisë u betua në zot, qe tri ditë as unë as fëmija nuk kemi fut bukë në gojë.

Na solli dy fleta lakre turshi dhe pak rasoj.

Një grua plakë në kojshi kishte vëzhguar me kujdes dialogun.

Posa filluam të largohemi nga ana tjetër e shtëpisë na bani me shenjë afrohuni.

Kishte përgatit tri copa djath shumë të mëdha.

Me lotë ne sy tha: më vjen keq, bukë nuk kam.

Edhe burrin edhe djalin i kam në luftë, nuk e di a janë gjallë apo kanë vdek nga plumbi i shkaut ose uria.

Erdhëm në Pidiq, në shtëpit tona. Vendosëm që Faiku të dorëzohet. Unë Hesati të vazhdoj jeten ilegal si kaçak, ngase baba kishte vra tre dhe kishte plagosur 1 partizan në Zhegër.

Dorëzimi im te komunistët do të ishte vetëvrasje!

Pas pak ditëve që baba kishte krye këtë aksion spektakulatr në Zhegër, në Ballanoc erdhi Adem Stançiqi që ishte shok i ngushtë i babës njëherit edhe prindi i të fejuares time Ferides.

Do të shkojmë në Likovë, më tha, do tē takohemi me një shokë, “do t’ia bëjmë qaren diqysh me ty”.

Kisha besim të madh në Ademin pa u sqarua për çka është fjala u nisëm.

Në Likovë më futi në shtëpinë e një miku.

Pritë këtu deri sa të kthehem, ishte kërkesa e Ademit.

Pas nja 3-4 ore u kthy, hajde me mua më tha.

Drejt e në zyrën e Komandantit të Batalionit komunist shqiptar Ibrahim (Murat) Dehari nga Sllupçani.

Ibrahimi mori përgjegjësinë para Ademit, derisa sa unë të jam gjallë përgjigjem për jeten e Hesatit!!!

Nga ju Hesat kërkoj rregull, disiplinë dhe zbatim të përpikët të urdhrave. Këtu nuk je Hesat, nuk je i Isufit, nuk je nga Pidiqi, krijo një identitet të ri.

Po u hetove, ta mundësoj ikjen, tutje zoti ta dhashtë hairin dhe shëndetin.

Vetëm dy javë më vonë, dy oficer të OZN-së hyjnë pa trokitur në zyren e komandant Deharit.

OZN-a (Odsek Zashtite Naroda) në gjuhen shqipe do të thotë Byroja e Mbrojtjes Popullore, ishte njësit i specializuar policor-ushtarak për luftë kundër kundërshtarve të komunizmit.

Urdhëri ishte i prerë.

Menjëherë me duar të lidhura na dorëzoni ushtarin Hesat Isuf Pidiqi.

Dehari ishte edhe më i prerë.

Nuk kam ushtar me emër dhe mbiemër të tillë, po edhe nëse kam, askujt nuk ia jap, kam mungesë të ushtarëve, kam ngecje të madhe në realizimin e detyrave!

OZNA-sit tërhiqen menjiherë. Dehari tani i thotë Hesatit:

Je hetuar, heren tjetër nuk mund të të mbrojë, ngase vijnë me letër, me shkrim nga Shtabi.

Flejë me sy çelë.

Në momentin që merrë urdhërin “dil në stacion të trenit në përcjellje të mjekut” i ke afat 10 minuta me u largu prej njisitit.

Vetëm pas tri dite erdhi parolla, dil në stacion të trenit.

Hesati tani me përvojë të mirë lufte për pak minuta u futë thellë në malet e Likoves.

Pas dy dite qëndrimi në mal, në orët e vona të natës futet në zyren e Deharit. Aty merr një letër dhe instrukcione gojore.

Shko në Ferizaj, kontakto filan oficerin (më vjen keq që nuk mund ta rikujtoj këtë emër) folë shlirë me të sikur me mua, por vetëm në katër sy.

Vetëm pas 4 ose 5 dite pas “mobilizimit” në Ferizaj pason urdhëri “Lëvizni drejt Prizrenit”

Të nesërmen në mëngjes pas arrijtjes në Prizren, oficeri më tha: më vjen keq, kam urdhër të kthehem në Ferizaj.

Ju do të vazhdoni marshimin drejt Shqipërisë, do të jetë rrugë e gjatë, të lutem nëse ke lekë blej këpuca sepse këto që i ke qenkan të shtjerra.

Adem Stançiqi në ndarje në Likovë më kishte mbushur xhepin me lekë.

Bleva një palë këpucë ushtarake të reja dhe dy pako duhan me nga 100 cigare, ndonëse në atë kohë nuk e pija duhanin.

Me vete na dhanë edhe ngapak mish të terur, asnjë gram bukë.

Deri në Kukës gjithçka ishte në rregull.
Aty u ndërruan shumë nga përcjellësit të cilët kryesisht lëviznin hipur në kuaj, tani më nuk ndëgjohej asnjë urdhër në gjuhën shqipe.

Menjëherë filluan sharjet, fyerjet rrahjet, besa edhe vrasjet.

Tani e kisha të kjartë se kjo ishte rrugë e pa kthim.

Si t’ia bëj hallit, kisha vëllaun dhe tri motra të moshës shumë të vogël, kisha nënën dhe njerkën pa asnjë mbështetje të vetme.

Nëpër kokë më silleshin lloj-lloj mendimesh e idesh për t’iu shmang rrugës së vdekjes.

Banorët vendas nëpër fshatra mundoheshin të na ndihmonin, ishim shumë, përcjellësit nuk lejonin!

Pas nja 5-6 orë udhtimi në një venbanim (Hesati nuk ia dinte emrin fshatit) por gjithsesi nuk ishte larg Kalimashit) kishin dalë shumë banorë vendas për të na ndihmuar me ujë, bukë e me çka posedonin.

Reagimet e përcjellësve ishin të ashpra.
Për një moment më lindi ideja.

Gjersa përcjellësit (rojet) ishin koncentruar te një grumbull njerëzish që mundoheshin të na ndihmonin hapa pakon e cigareve, dola nja dy-tre hapa jashtë kolonës dhe e zgjata dorën me i shërbye shokët e kolonës me cigare.

Përcjellësi (roja) duke menduar se jam banor vendas, më kapi për krahu dhe më shtyu drejt turmes të vendasve.

Askush nuk reagoi.

Tani isha i lirë, kolona vazhdoi rrugën.
U ktheva në drejtim të Kukësit.

Pas një ore udhëtim, dëgjova urdhërin NDALO!

U ndala.

Dokumentat!

Nuk kisha asnjë dokument. Tē kota ishin sqarimet e mia.

Pasoi urdhri i oficerit përgjrgjës: këtë dezerter, kokëderr kosovar, fute në pyll dhe pushkatoje.

Hesati sypatrembur me zë të ngritur ia ktheu, kurrë falë mos të qofsha, ta luajsha atë nënë që të ka rritë me bukë kosove.

Në ato momente me shpejtësi hypur në kalë nga largësia u afrua një oficer i rangut më të lartë dhe pyeti, çfarë është kjo shamatë këtu?

Do ta pushkatojmë këtë dezerterin kosovar.

Ma lini mua një moment, tha dhe zbriti nga kali.

Po pse kështu more kosovar me pyeti komandanti?

Jemi të lodhur shoku komandant, të rraskapitur, të etur, të uritur, po na rrahin e po na maltretojnë. Kushdo që tentoi të ndalet me pi ujë u pushkatua në vend.
Po pse gënjen more kokē derr.

Shoku komandant, eja me mua, do të shohësh me sytë tu.

Vetëm pas 10 minutash udhëtim në bregun e lumit Drin gjetëm një njeri të vrarë me kokë në ujë, plagët akoma i kullonin gjak.

Në mjekrrën e oficerit shqiptar u bashkun dy pika loti.

Aty na u bashkangjit edhe “një dezertor” nga Lubishta e Karadakut.

Oficeri nga çanta ushtarake nxori një letër, shkruajti diçka dhe na tha:
Ju jeni të smurë, në mënyrë shumë të sigurt ju përcjellim deri në spitalin e Prizrenit.

Nga aty zoti ju dhashtë hajrin dhe shëndetin.

Tē nesërmen na përcollen me qeze, në orët e pasdites ishim “pacientë” të spitalit në Prizren.

Hangrëm, pimë, u pastruam. Të nesërmen akoma pa zbardhur drita kaluam telat e spitalit dhe iu kapëm maleve të Sharit.

Pas tri ditë udhtimi ishim në vendlindjet tona në Pidiq dhe Lubishtë.

Vazhdova jeten në ilegalitet të thellë deri në vitin 1948 kur u shpall amnestia e përgjithsme e kundërshtarëve të regjimit komunist.

Të shumtë ishin njerëzit që e kishin ndihmuar në mënyrë shumë të fshehtë gjatë jetes në ilegalitet.

Se njerzit në atë kohë e ruanin sekretin në mënyrë të çuditshme tregon edhe ky rast.

Në vitin 1955 vdes Sadik Ferati (Leci). Për çudi gjatë gjithë ceremonisë të varrimit Hesatit nuk i ndaleshin lotët. I biri Selmani i afrohet dhe i thotë: Hesat, çka ke?

Babai im ka vdekur, jo babai i juaj. Eh more Selman, po mos të ishte buka e Sadikut gjersa jetoja në ilegalitet 100 herë do të kisha vdekur urie.

Selmani mbeti i shtangur! Isha i vogël, vetëm 13 vjeç.

Me qindra herë baba më kishte thënë: shko në filan malin, prej nja 5-6 drurë dhe këtë bukë leje në zgurë të lisit.

E dija shumë mirë se ajo bukë është për kaqakët, vetëm sot e kuptova se ishte për Hesatin.

Çfarë ndodhi me kolonat të cilët vazhduan marshimin. Pasi gjermanët kishin braktisë bregdetin kroat, këta njerëz më nuk mund të përdoreshin mish për top.

Prandaj u planifikua likuidimi masiv i tyre direkt nga partizanët komunist. Eshaloni i parë marshoi deri në Shid dhe Trogir.

Përgjegjës i kësaj marshute ishte Vlladimir Rolloviq, një anti shqiptar i pa skrupull. U vra në vitin 1971 si Ambasador i Jugosllavisë në Stokholm të Suedisë, nga ustashët kroat.

Edhe atyre u kishte borgje të ngjashme sikurse shqiptarëve!

Rolloviq urdhëroi që lëvizjet e të mobilizurve të vazhdojnë marshimin natën nëpër det me barka të vogla, të destinuara për 20 njerëz. Kurse në barka ngarkoheshin 80 e më shumë njerëz.

Natyrisht se barkat nuk mund të përballonin peshen, përmbyseshin. Të mobilizuarit nuk dinin not, mbyteshin në det.

Eshaloni i dytë u ndal për pushim në Tivar. Shumica prej tyre u futen në monoplin e duhanit.

Njerzit kishin nevojë për ujë. Në kroin, burimin më të afërt ishin vendosur rojet partizane të armatosura dhe nuk lejonin përdorimin e ujit.

Katër veta tentojnë të marrin ujë me forcë, reagoj me armë një roje partizane duke i vrarë dy prej tyre.

Ploja mbi tē mobilizuarit, pa uniformë ushtarake dhe armatim filloi.

Edhe një herë u kriju “alibi e mirë” për zhdukjen e shqiptarëve.

Të gjithë të pranishmit e eshalonit tē dytë që kishin arritur deri aty (Tivar) u pushkatuan mbrenda një kohe të shkurtër.

Si duket me vonesë pasi ishin vrar afro 3500 njerzë reagoi dikush nga organet e larta shtetrore.

Eshaloni i tretë shpëtoj i pa prekur.
Ata kishin parë vetëm gjurmët e gjakut.

(Foto: Ibrahim Dehari)