Kjo është historia e dy motrave që arritën të mbijetojnë nga përqafimi
Dietologia e njohur klinike Anila Kalleshi ka sjellë një rrëfim interesant për jetën e dy vajzave binjake, të lindura para kohe, të cilat mbijetuan falë përqafimit.
Përmes kësaj ngjarje, Kalleshi ka përcjellë mesazhin se sa i rëndësishëm është një përqafim për njerëzit.
Ky është postimi i saj:
Dy vajza, Briela dhe Kiria lindën 12 javë përpara datës së tyre të caktuar. Si pasojë e nevojës për përkujdesje intensive, ata u vendosën në inkubatorë të veçantë.
Kiria filloi të rritej në peshë dhe shëndeti i saj u stabilizua. Por Briela, e lindur vetëm 2 kg, kishte probleme me frymëmarrjen, zemrën dhe komplikacione të tjera. Ajo nuk pritej të jetonte.
Infermierja e tyre bëri gjithçka që ajo mundej të bënte për të përmirësuar shëndetin e saj, por asgjë që ajo bëri nuk po e ndihmonte atë.
Në pamundësi për të bërë ndonjë gjë, infermierja e tyre veproi kundra politikës së spitalit dhe vendosi ti bashkonte të dy bebet në të njëjtin inkubator.
Ajo i la vajzat binjake të flinin dhe kur u kthye zbuloi një pamje të cilën ajo s’mund ta besonte.
Thërriti të gjithë doktorët dhe infermieret dhe kjo ishte ajo çka ata panë.
Me afrimin e Brielës afër motrës së saj, Kiria vendosi dorën e saj të vogël rreth saj, si përqafim dhe mbështetje për të motrën.
Nga ky moment dhe në vijim, frymëmarrja dhe ritmi i zemrës së Brielës u stabilizuan dhe shëndeti i saj u normalizua.
Autorja amerikane dhe terapistja Virginia Satir thoshte: na duhen katër përqafime në ditë për të mbijetuar, tetë përqafime për ta mirëmbajtur veten dhe dymbëdhjetë përqafime për t’u rritur..
Një përqafim mund të shpëtojë një jetë.