I përkeqësohet gjendja dhe vdes në fushë

Një person në Prizren ka vdekur në fushë pasi i është përkeqësuar gjendja, njofton policia duke iu referuar dëshmitarit të rastit. Rasti është hapur për hetim.

Fsh. Krajk, Prizren 03.10.2022-14:30.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull kosovar, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjesMe vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.