Katër të lënduar në një aksident trafiku në këtë qytet

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Zabel i Ulët në Drenas.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00 është marrë informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Zabeli i Ulët në Drenas. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore”, tha ajo.

Ahmeti pohoi se njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri të ky aksident.