Diona Fona shërohet nga COVID-19 dhe i kthehet muzikës

Këngëtarja Diona Fona, e cila javë më parë është infektuar me COVID-19, është shëruar dhe iu është kthyer projekteve të saj muzikore.

Fona u kishte bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes e të mbrohen nga ky virus.

Tashmë, ajo është shëruar nga COVID-19 dhe menjëherë i është kthyer jetës normale dhe punëve që i mbetën në gjysmë.

Fona publikoi një fotografi në Instagram, përmes së cilës tregoi se është kthyer në studio për të punuar për këngët e reja.

Ndryshe, “Xhani” titullohet projekti i fundit muzikor nga Diona Fona, i cili është pëlqyer shumë nga fansat e saj.