A do të rishikohen masat antiCOVID-19 në fund të javës, tregon Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për situatën me pandeminë dhe masat antiCOVID-19.

Kryeministri Hoti ka deklaruar se në fund të kësaj jave do të bëhet një rivlerësim i përgjithshëm i masave si dhe do të shikohet nëse do të rishikohet ndonjëra nga masat e ndërmarra në luftimin e kësaj pandemie.

“Në fund të javës do të ulemi të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të masave dhe eventualisht nëse duhet të rishikojmë ndonjërën prej masave. Qytetarët gjatë kësaj periudhe të kenë kujdes maksimal”, u shpreh Hoti për Telegrafin.