Ky është reagimi emocional i Besian Mustafës në 20-vjetorin e vrasjes së pa ndriçuar të babait

Fiks 20 vjet më parë u vra në Prishtinë ish-zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këshilltari i ish-presidentit Rugova, Xhemail Mustafa.

Sot e asaj dite, kjo vrasje që tronditi Kosovën mbetet e pa zbardhur, shkruan Mediafokus.info.

I biri i Xhemailit, Besiani, që është zëdhënës i LDK’së dhe ministër i Bujqësisë, përmes një përkujtimi në profilin e tij, ka thënë se pa zbardhjen e kësaj dhe vrasjeve të tjera, s’mund të ketë drejtësi e liri të plotë.

“20 vjet! Mos-zbardhja e vrasjeve të atdhetarëve pasluftës dhe mos-dënimi i vrasësve dhe, mbi të gjitha, urdhërdhënësve mbetet dështimi themeltar i sistemit të drejtësisë në Kosovë, që nga UNMIK-u e deri sot. Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe atentateve të panumërta, nuk mund të ketë drejtësi në këtë vend, e pa drejtësi, as liri të plotë”, shkruan Mustafa, transmeton Mediafokus.info.

Më 23 nëntor 2000, veprimtari politik ishte qëlluar për vdekje nga dy persona të armatosur në hyrjen e banesës së tij në Dardani të Prishtinës, afër së cilës si kujtim dhe nderim gjendet shkolla fillore e cila mban emrin e tij.

Mustafa kishte vdekur pas plagëve të shumta me armë zjarri në kokë dhe në trup./Mediafokus.info/