‘8 vite shkun e unë u rrita me historitë tua, Babë’
Në këtë ditë, para tetë vitesh, ndërroi jetë Enver Muja, ish-kryeshefi i parë i Komunës së Gjilanit, pas luftës.
Në këtë përvjetor, atë e kanë rikujtuar djali Drini dhe vajza Jehona, të cilët e kanë ndjerë shumë mungesën e babait, në gjithë këto vite.
‘8 vite shkun e unë u rrita me historitë tua, babë’, ka shkruar Drini.
‘Ne kete jete vetem dhimjen dhe mallin per ty nuk po mundem me e mposht’, ka shkruar në dedikimin e saj Jehona.
Lutfi Haziri, kryetar i parë i zgjedhur i Komunës së Gjilanit, ka thënë se Enveri ka qenë njëri prej themeluesve të arkës së shtetit, njëri prej bashkëthemeluesve të Këshillit për Vetëfinancim e më vonë edhe si kryeshef ekzekutiv, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike dhe institucionale në Gjilan.
Enveri është shquar për qetësinë dhe urtësinë e tij, por mbi të gjitha për bashkëpunim dhe për profesionalizëm.
Ka qenë gjithmonë i gatshëm të marrë mbi vete detyra dhe t’i ndajë ato me të gjithë kolegët e tij, për t’i realizuar për një qëllim të përbashkët.
Me ligjin e ri për qeverisjen lokale, Komunat nuk kanë më kryeshef ekzekutiv. /Mediafokus.info

