Një 14-vjeçar ndërron jetë në aksidentin e motoçikletës me makinën

Një motoçiklist i moshës 14-vjeçare nga fshati Zapolzani në komunën Dolnen ka ndërruar jetë në aksident trafiku me një automjet “Opel astra”, të cilin e drejtonte një 18-vjeçar.

Shoferi i automobilit V.R. ka qenë nga fshati i njëjtë dhe siç ka njoftuar MPB, ka ikur nga vendi i ngjarjes, por së shpejti është gjetur dhe është arrestuar, raporton TS.

Aksidenti mes motoçikletës “Shineraj” dhe automjetit “Opel astra”, që të dytë me tabela të regjistrimit të Prilepit, ka ndodhur rreth orës 13:40 në fshatin e Dollnenit, Novosellani.

Motoçiklisti i mitur ka ndërrur jetë në vendin e ngjarjes nga lëndimet e marra. (foto ilustrim)