‘I ke ditët e numëruara’, zbardhet sms kërcënuese për Shefin e Krimeve

Një mesazh i fortë kërcënues ka mbërritur në telefonin e punës së shefit të sektorit të krimeve në policinë e Gramshit, Sokol Novaku. Report Tv ka zbuluar përmbajtjen e këtij mesazhi nga një person ende i paidentifikuar.

Një mesazh i fortë kërcënues ka mbërritur mbrëmë ne telefonin e punës së shefit të sektorit të krimeve në policinë e Gramshit, Sokol Novaku. Report Tv ka zbuluar përmbajtjen e këtij mesazhi nga një person ende i paidentifikuar.

“Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen tendë do të djegim të gjallë. Kena për të q*….robt, i ke ditët e numëruara”, thuhet në mesazh.

Novaku rreth 10 ditë më parë u transferua shef krimesh në komisariatin e policisë Gramsh. Me parë ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në Tiranë dhe shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit. Në drejtorinë e Policisë Elbasan ai u emërua shef i sektorit të narkotikeve dhe qëndroi 4 muaj.

Sipas burimeve për Report Tv ka qenë vetë Novaku i cili ka depozituar 2 ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë me anë të telefonit. Në lidhje me kërcënimet e marra në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në bashkëpunim të ngushte me prokurorinë e rrethit është ngritur një grup i posaçëm hetimor.