Lutfi Haziri përkujton Ukë Bytyqin në përvjetorin e vrasjes: Ishte në rreshtin e parë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyqi, në 20-vjetorin e vrasjes.

Haziri ka shkruar se Bytyqi ishte në rreshtin e parë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës.

Postimi i plotë i Hazirit:

20 vjet pa kryetarin e Suharekës, veprimtarin e madh e eprorin e lartë të UÇK-së, Ukë Bytyqi, i cili u vra në pabesi.

Uka ishte në rreshtin e parë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës dhe kontributi i tij për Suharekën dhe Kosovën është i pamatshëm.

Jam krenar që e pata mik të shtrenjtë dhe si të tillë do ta kujtoj përjetë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Ukë Bytyqit!