Rama i reagon mediave të huaja se ‘ka mbështetur një hartë të re kufijsh Kosovë-Serbi’  

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas lajmeve se ai, ka mbështetur një hartë të re kufijsh midis Serbisë dhe Kosovës.

Për këtë, ai kritikon mediat ‘DerStandardat’ dhe ‘WebStandardat’, të cilat kanë publikuar lajmin.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama i cilëson lajmet në fjalë si të rreme dhe thekson se kurrë nuk ka thënë ndonjë gjë në lidhje me përcaktimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, apo të mbështesë një gjë të tillë.

“@derStandardat@Ëebstandardat çfarë zhgënjimi për të parë një letër kaq me reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “jo letër dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis SRB & KOS! # Turpërimi”, shkruan Rama.