Dy vjet pa gjigandin shqiptar Avni Mula
Në këtë ditë, para dy vitesh ndërroi jetë kompozitori dhe baritoni i madh shqiptar, Avni Mula, babai i Inva Mulës.
“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë”, kishte shkruar Inva ditën që vdiq Anviu, që në të vërtetë mban emrin e babait, lexuar së prapthi.
Avni Mula ishte një nga figurat më të rëndësishme të teatrit operistik shqiptar. Një kontribut të veçantë ka dhënë edhe në fushën e kompozicionit. Është e njohur kënga e tij “Valsi i lumturisë”.

