Rama poston foto me sfurk në dorë te mullari

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vetë një fotografi, ku shihet me një sfurk në dorë, pranë një mullari me kashtë.

Fotografinë Rama e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, ku krahas saj ka publikuar vetëm 3 emoy.

Kjo foto e shefit të qeverisë besohet se është shkrepur në Peshkopi, ku Rama po zhvillon disa takime gjatë ditës së sotme.

Rama mbahet mend edhe për foton me sëpatë, në kohën kur ishte kryebashkiak dhe kishte mësyre ta priste një shtyllë elektrike mes të një rruge të re, ku KESH-i po vonohej ta largonte.