Mirënjohje e dedikim: “Pa këtë doktorin e Malishevës nuk kryhen operimet”
Këshilli i fshatit në Malishevë të Gjilanit i ka ndarë mirënjohje me rastin e pensionimit Dr, Ukshin Ismailit, anesteziogut të parë në rajonin e Gjilanit dhe ndër të parët në Kosovë, shkruan Mediafokus.info.
Latfi Maliqi, kryetar i këtij Këshilli, ka thënë dr. Uka është udhërrëfyes për gjeneratat e reja, sikurse edhe simbol me vlera të mëdha.
Madje, Maliqi ka folur me krenari kur njerëzit ia përmendnin prejardhjen teksa i referoheshin anesteziologut.
“Për të ardhur deri tek thëna që ” pa këtë doktorin e Malishevës nuk kryhen operimet” është dashur një përkushtim i madh!”, ka shkruar, përvec tjerash, Latif Maliqi, i cili është edhe asambleist në Kuvendin e Gjilanit
Ky është postimi i plotë i Latfi Maliqit:
Një jetë kushtuar shëndetësisë me plotë pasion sakrificë , emocione dhe përjetime të llojllojshme e karakterizojnë një figurë siç e kemi Dr. Ukën .
Për të ardhur deri tek thëna që ” pa këtë doktorin e Malishevës nuk kryhen operimet” është dashur një përkushtim i madh !
Ne gjenerata e re e Malishevës jemi krenarë që e kemi një udhërrefyes dhe një simbol me vlera kaq të mëdha dhe që e llogarisim në pjesën më intelektuale të fshatit tonë.
Ne si këshill sot ndamë mirënjohje si shembulli më i mirë i fshatit tonë në prezantimin e vlerave shëndetsore dhe morale.
Ne e lusim dr . Ukën që të na qendrojë afër me këshillat dhe përvojat e tij .
Në emer të banorve të Malishevës i urojmë pensionim dhe jetë të gjatë pranë familjes, do të mbetësh gjithmonë i yni .
Me respekt këshilli i fshatit dhe kryetari
Latif Maliqi



