Të sëmurit në spital ia merr telefonin për t’u shërbyer dhe nuk ia kthen më
Një person në Pejë është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj pasi një të sëmuari në spital ia ka marrë telefonin për t’u shërbyer dhe nuk ia ka kthyer më.
Pejë 30.11.2022 – 17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktimës mashkull kosovar i cili kishte qenë i shtrirë në spital ia kishte marr telefonin celular për tu shërbyer dhe më pas ishte larguar dhe nuk ia kishte kthyer telefonin vlera e të cilit është rreth 60 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

