Befason këngëtarja serbe: Shaqiri më ka dërguar foto nga dhomat e zhveshjes
Këngëtarja e njohur serbe, Maja Nikolic i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj. Në një intervistë të dhënë për Grand Online, ajo është shprehur se futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri i ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes.
“Për mua futbolli është një gjë e madhe. I përkrah dhe i dua aq shumë, saqë isha gati të këndoja për ta tre ditë sikur të arrinin ta mposhtnin Zvicrën. Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia”, tha ajo.

