Arrestohet një person në Viti, e rrihte djalin e tij në vazhdimësi

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dje një person në Viti, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

“Viti 06.01.2022-16:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.