Tenton t’i vjedhë 20 mijë euro në një këmbimore në Prizren, kapet nga qytetarët gjatë ikjes

Zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, i dyshuari F. I., i lindur më 1987, ka hyrë në zyre këmbimore në qendër të qytetit, duke kërkuar nga viktima që t’i këmbejë 25000 franga me euro, dhe me rastin e numërimit të parave, i dyshuari i merr 20.000 euro për t’i numëruar, me ç’rast ai e godet viktimën me grusht në fytyrë dhe ikë me paratë.

Viktima ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, ndërsa i dyshuari e ka goditur edhe një qytetar tjetër, por është rrëzuar më pas.

Në afërsi të ngjarjes ka qenë edhe patrulla policore, e cila ka reaguar menjëherë dhe e ka arrestuar të dyshuarin.

Vlen të përmendet se i dyshuari veprim të njëjtë ka kryer edhe para rreth një jave, ku viktimës ia ka marrë 1820 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që personi i dyshuar të ndalohet për 48 orë, ka njoftuar zëdhënësi Osmanollaj.