Kush sa do marrë pagë me Ligjin e ri?
Qeveria e Kosovës ka vendosur që vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.
Për shumë punëtorë të kategorive të ndryshme është ende e paqartë paga neto që do ta marrin në bankë.
Mirëpo, llogaritja e pagës bruto në neto caktohet duke larguar pjesën e kontributeve pensionale dhe shkallën tatimore.
Shembull, nga paga bruto 525 euro hiqet vlera e kontributeve pensionale prej 10 për qind (5 për qind punëdhënësi dhe 5 për qind punëmarrësi) e që në këtë rast është 52.5 euro, ku mbetet paga neto 498.75 euro.
Ish-ministri i Arsimit, Shqyeri Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka prezantuar tabelat e pagave neto për shumicën e kategorive.


Kujtojmë edhe këto paga mund të ndryshojnë në bazë të disa kritereve.
Përpos pagës bazë do të ketë: Shtesa që e përfitojnë të gjithë është ajo e përvojës së punës mbi pagën bazë. Pastaj është shtesa për kushtet e punës (për rrezikshmërinë), shtesa për kushtet e tregut që është e planifikuar për profesionet deficitare apo shumë të kërkuara, kompensimi për shtesën funksionale, shtesa për zyrtarë publikë që është e dedikuar për mjekët specialistë sektorin publik, kompensimi për funksionin shtesë, shtesa për licencë të avancuar në arsim, shtesa për performancën, kompensimet jashtë orarit të punës, kujdestaritë dhe ndërrimi i natës.
Llogaritni KËTU pagën nga bruto në neto. /Telegrafi/

