Kjo është kërkesa e Haradinajt ndaj Qeverisë Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria Kurti amendamentimin e Ligjit për Paga.

Përmes një konference për medie, Haradinaj tha se procedimi tutje i këtyre ndryshimeve në qeveri është i nevojshëm, pasi i kthehet dinjiteti mjekëve, policëve dhe gjithë zyrtarëve publikë.

“Kërkojmë prej qeveria, aq sa është e mundur ta rikthejë në procedurë në qeveri, ta amendamentin aty ku ka pas vërejtje, ta kthen në parlament për t’i dhënë përkrahje këtij ligji. Përmes tij i rikthejmë dinjitetin, jo vetëm mjekëve dhe policëve, por gjithë zyrtarëve publikë”, tha ai.