Gjermani/ Hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës në transportin urban

Pas tre vitesh detyrim për të mbajtur maska ​​në transportin urban në Gjermani, nga 2 shkurti ato nuk janë më të detyrueshme. Maskat duhet të mbahen në institucionet shëndetësore.

Në autobusë dhe trena në Gjermani nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës kundër virusit Corona. Pas gati tre vitesh të pandemisë Corona, nga 02 shkurti 2023 nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës as në trenat që qarkullojnë në distanca të gjata.