Këtu mund të aplikojnë të rinjtë që duan të punësohen
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar linkun se ku mund të aplikojnë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, të cilët duan të punësohen.
Paga minimale do të jetë 264 euro në muaj, dhe pas 6 muajve punëdhënësi mund të rrisë këtë pagë, ka thënë Murati.
“Subvencioni i Qeverisë do të jetë në nivelin 264 euro në muaj, për një periudhë 6 muaj me radhë, ndërsa punëdhënësi mund të shtojë edhe mbi këtë shumë”, është shprehur Murati.
Ai ka bërë thirrje tek bizneset që të përfitojnë nga kjo mundësi, dhe të shpallin pozitat e lira përmes platformës “Super Puna”.

