Hoti” S’kemi arsye ta ndryshojmë kandidatin, Bajrami: Nuk bën me e leju Vetëvendosjen me marrë vendime për partitë e tjera
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet për nënkryetarët.
Hoti tha se LDK-ja nuk ka arsye ta ndryshojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit, duke bërë të ditur se kandidati mbetet Kujtim Shala.
“Një gjë duhet të qartësohet. Kryetari i Kuvendit përfaqëson Kuvendin e Kosovës dhe duhet të ketë njëfarë dakordimi. Ndërkaq, nënkryetarët përfaqësojnë grupet më të mëdha parlamentare. Pra, është diskrecion i yni si LDK të propozojmë personin që na përfaqëson në Kryesi të Kuvendit. S’kemi arsye që ta ndërrojmë”, tha Hoti.
I pyetur nëse pret që sot të konstituohet Kuvendi i Kosovës, Hoti u shpreh optimist.
“Shpresoj që po”, tha ai.
Kurse deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, në hyrje të Kuvendit të Kosovës ka komentuar kërkesën e LVV’së për të ndryshuar emrin e Kujtim Shalës si të propozuar për nënkryetar Kuvendi.
Bajrami ka thënë se nuk duhet lejuar Lëvizjen Vetëvendosje që të marrë vendime për partitë e tjera.

