Diola Dosti është e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Nustricionistja shqiptare, Diola Dosti, është e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big brother VIP Albania.

Ajo rezultoi më pak e votuar mes Kristit, Deamishel, Nitës dhe Maestros.

Dalja e saj ka pikëlluar në veçanti Nitën, kosovaren e vetme në këtë edicion, me të cilën kishte krijuar një miqësi shumë të mirë.

Gjithsesi, Diola u shpreh e lumtur që në shtëpi ka treguar vetveten dhe ka përçuar mesazhet që ajo ka dashur.

“Nuk më vjen keq, e kam shijuar në maksimum”, tha Diola pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.