Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore
Policia në Gjilan, me datën 21.02.2023, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar dy persona R.B. (1996) dhe E.S. (1989).
I arrestuari i parë ishte i dënuar me burgim prej 2 vite e 4 muaj për veprën penale ,,Posedimi i paautorizuar i narkotikëve’’.
Personi i dytë ishte i kërkuar për dënim burgimi prej një (1) vit e 20 ditë, për veprën penale ,,Kanosje dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve’’.
Pas përfundimit të procedurave, të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.

