Elshani i PDK-së i ashpër me Buleshkajn e KQZ-së: “A të kanë kërcënuar, a të kanë ofruar ryfshet?”

Anëtari i i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, beson se kryetari i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, e ka goditur rëndë demokracinë kur ka rekomanduar që të gjithë kandidatë të certifikohen.

“Ju z. Buleshkaj sot me këtë rekomandim keni bërë atentat ndaj demokracisë. Këtë rekomandim po e bëni bazuar në simpati politike”, ka thënë tutje Elshani.

“Cila është arsyeja që e ke ndërru qëndrimin kaq shpejt, a je kërcënu, a të kanë ofru ryshfetë”, ka thënë Elshani.