Daka ia kthen Kurteshit: Kjo s’është pako aranzhman me shku n’deti

Ka vazhduar përplasja mes kryetares se KQZ’së, Valdete Daka dhe përfaqësuesit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, raporton Mediafokus.info.

Kurteshi ka kërkuar që të votohet në pako rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, derisa kjo është kundërshtuar nga Daka.

“Kjo nuk është pako aranzhman me shku n’deti. Kemi ardh me i certifiku kandidatët”, i tha Daka përfaqësuesit të VV’së, duke kërkuar që votimi të bëhet veç e veç. Mediafokus.info/