Burri i Albulena Haxhiut kërkon arrestimin e Valdete Dakës

Bashkëshorti i kandidates së Vetëvendosjes për deputete, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka kërkuar publikisht arrestimin e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Krasniqi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se meqë policia ka hyrë në objektet e KQZ’së, atëherë le ta arrestojë Dakën.

“Meqenëse policia qenka në hyrje të KQZ-së le ta kryen detyrën e saj duke arrestuar Valdete Dakën dhe të fillojë çlirimi i institucioneve të kapura”, thuhet në reagimin e tij në ‘Facebook’.