Vitia angazhohet t’i kthejë mjekët nga diaspora, nuk brengoset për këta që po ikin çdo ditë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se 23 profesionistë shëndetësorë që veprojnë jashtë Kosovës kanë shprehur vullnetin që të vijnë për të trajnuar mjekët dhe trajtuar pacientët në Kosovë.

“Deri tani janë 23 mjekë të cilët kanë gatishmërinë dhe kanë dërguar të gjitha informatat, që të vijnë për të trajnuar dhe për të dhënë edhe trajtime në sistemin publik dhe jemi duke punuar me SHSKUK-në që t’i akomodojmë në vendet ku ka më shumë nevojë. Ndërsa, në sektorin privat janë gjashtë specialistë që janë kthye për të kontribuar’, ka thënë Vitia.

Ndryshe, Vitia në fund të vitit të kaluar është emëruar për herë të dytë në pozitën e ministrit të shëndetësisë, pasi më 1 tetor të vitit 2021 kishte dhënë dorëheqje për t’iu futur garës për të parin e Prishtinës.

Por, Vitia nuk po brengoset fare për numrin e madh të mjekëve të papunë në Kosovë, duke mos krijuar kushte për punësimin e tyre dhe as për specializime.

Në vend se t’i mbajë mjekët që i ka këtu, ai po angazhohet t’i kthejë ata që tashmë kanë bërë karrierë jashtë.